Zeqiri del haptas që e përkrah Gjilanin, Llumnica e quan “fshatar”

Komisari i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës për moshat e 19- vjeçarëve dhe rangjeve më të ulëta, Ardian Llumnica e ka quajtur “fshatar” kolegun e tij Arben Zeqirin.
Llumnica i cili gjithashtu bën analistin sportiv në njërin nga televizionet kosovare e ka quajtur Arben Zeqirin rural (fshatar) pasi që ky i fundit shprehu hapur mbështetjen për klubin e Gjilanit, shkruan Indeksonline.
Në në emisionin festiv të fundvitit në televizionin Klan Kosova, analisti Zeqiri u pyet nga Valon Zymberi, drejtor sportiv te FC Drita, nëse do ta shikonte Dritën apo Gjilanin nëse dy klubet do luanin në të njëjtën kohë, Zeqiri u përgjigj për Gjilanin.
Nuk ka munguar as reagimi i analistit Llumnica, i cili e quajti rural Zeqirin, siç duket për t’i hyrë në qejf Zymberit.
Video e plotë e këtij momenti: