75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 14 Maj 2024 / L K

Zeqiri në SHBA, takon menaxhmentin e USEA-së

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës🇺🇸 në Washington DC, kryeshefi ekzekutiv i #KOSTT, Z. Evetar Zeqiri, u prit nga presidenti dhe kryeshefi ekzekutiv i #USEA, Z. Mark W. Menezes dhe drejtori i lartë, z. William Polen.

Takimi ishte i përqendruar në shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ideve lidhur me zhvillimet më të reja në sektorin e energjisë, sfidat që ky sektor po përballet, si dhe në rëndësinë e mbështetjes të vazhdueshme të SHBA-së në menaxhimin e shërbimeve të energjisë në Kosovë🇽🇰, po ashtu gjatë takimit u trajtua edhe iniciativa për Bashkimin e Tregut të Energjisë Elektrike në Avancë në Evropën Juglindore, programi Tranzicioni i Drejtë dhe i Sigurtë i Energjisë (JSET) të mbështetur nga USEA, nga të cilat KOSTT ka përfituar asistencë.

Z. Zeqiri njoftoi menaxhmentin e lartë të USEA rreth progresit të projekteve egzistuese me USEA, zhvillimeve në sektorin e energjisë⚡ në Kosovë, angazhimeve të KOSTT si njëri nga partnerët kyç në implementimin e projektit të sistemit akumulues të baterive🔋, si dhe përgatitjet për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga marrëveshja e Programit Kompakt, e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (#MCC).

Presidenti Menezes siguroi Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT, Z. Zeqiri, se USEA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për të përparuar në sektorin e energjisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të ndërsjelltë në zhvillimin e infrastrukturës energjetike dhe përballjen me sfidat e ardhshme.