75 Mall Live Search
14:22 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

Zeqiri nga Ujmani: Janë kompletuar ekipet mbështetëse por terreni është i vështirë, deri në 40 metra thellësi

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se të gjitha ekipet mbështetëse për kërkimin e trupit të mërgimtarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit janë kompletuar, ndërsa kërkimet po zhvillohen intensivisht.

“Dihet se komuna është e përfshirë që nga dita e parë. Ajo që duhet të intervenojë e para është Policia e Kosovës dhe ekipi emergjent. Deshi Zoti t’i bashkohen edhe ekipeve të kërkimet, ekipet maksimalisht të pajisura siç janë të FSK-së”, tha Zeqiri për mediat nga vendi i ngjarjes.

Ai theksoi se zhytësit po përballen me një terren shumë të vështirë, pasi thellësia e ujit arrin deri në 30 apo 40 metra.

Sipas tij, ekipet e zhytësve janë duke u ndërruar vazhdimisht për të mbajtur kërkimin aktiv dhe të pandërprerë./Indeksonline/