Zeqiri tregon maturi e burrëri: Do ia dorëzoj çelësat kryetarit të ri të Zubin-Potokut
Seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00.
Këto seanca shënojnë fillimin e mandatit të kryetarëve të rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
E në një prononcim për Indeksonlinen, kryetari i deritashëm i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri thotë se do jëtë në zyre gjatë ditës së sotme për t’ia dorëzuar detyrën kryetarit të ri të kësaj komune, Milosh Peroviq nga Lista Serbe.
‘’Jam rrugës për në komunë, do të jem në zyrën e kryetarit, unë jam i gatshëm me e prit në zyrë edhe me e uru nëse edhe ai është i gatshëm, do të ia dërzoj çelsat e zyrës si ta përfundojë betimin si kryetar’’, ka thënë Zeqiri për Indeksonline.
Zeqiri po ashtu ka folur edhe për punën e tij si kryetar i Zubin-Potokut. Lidhur me këtë ai është shprehur se është i kënaqur me punën e tij, por që duhet endet të bëhet punë.
‘’Sa i perket punës sime si kryetar ka ndryshime në Komunën e Zubin- Potokut sa i përkët interesit qytetarë, ndoshta skemi mujt me i plotësu të gjitha dikasteret me kuadro, mirëpo kemi arritur që bëjmë një punë të kënaqshme por ka nevojë edhe për më shumë punë’’, ka thënë ndërkaq ai./Indeksonline/

