75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / B O

Zërat e merkatos, lojtari që la Shqipërinë për Kosovën i del emri te Torino

Periudha e merkatos shoqërohet me shumë zëra për transferime futbollistësh dhe Emir Sahiti është sërish në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi që nuk u mor në konsideratë nga trajneri Edy Reja dhe zgjodhi Kosovën, pasi kishte luajtur më parë me Shqipërinë U21, lakohet si opsion për Torinon në Serie A.

“Germanijak” e shikon si favor faktin që ka si menaxher Adrian Aliajn, i cili te Torino ka çuar edhe Vojvodën, ndërkohë nga ana tjetër shkruan se Hajduk Split e merr në konsideratë shitjen e Sahitit nëse i ofrohen 3 milion euro.