75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / AR

Zëri i “Mulan”, vdes në moshën 48-vjeçare aktorja e njohur

Këngëtarja dhe ylli i Disney, Coco Lee është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare .

Sipas një raportimi të BBC-së, ajo vuante prej vitesh nga depresioni, ndërsa motrat e gjetën në gjendje kome në shtëpi, pas një tentative për vetëvrasje.

Coco Lee

Ajo thuhet se ka tentuar t’i japë fund jetës të dielën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin ku u transferua, Coco Lee nuk ia doli dhe dha frymën e fundit të mërkurën. Ajo ka lindur në Hong Kong, por në moshë shumë të re u zhvendos në SHBA, ku filloi karrierën e saj.

Pasi publikoi albumin e saj të parë, ‘Mandarin’, ajo ia dha zërin heroinës së Disney-t ‘Mulan’ në filmin me të njëjtin emër, dhe performoi gjithashtu kolonën zanore të ‘Hidden Dragon’ në 2001.

“Jo, ajo thjesht na solli gëzim me këngët dhe kërcimet e saj për 29 vitet e fundit, por ka punuar shumë për të hapur terren të ri për këngëtarët kinezë në skenën muzikore ndërkombëtare. Ajo bëri gjithçka që mundi për të shkëlqyer për popullin kinez”, thanë motrat e saj.

Kënga e saj e fundit u publikua dy javë më parë dhe titullohej “Kënga e betejës”.

Këngëtarja ishte e martuar me Bruce Rockovich në vitin 2011. Edhe pse u përfol se ishin ndarë tre vite më parë, asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi.