75 Mall Live Search
14:50 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / Z S

“Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”, Policia përgatit postera kundër dhunës në familje

Në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila mbahet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, Divizioni i Policimit në Bashkësi/Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje ka përgatitur fletushka dhe postera si pjesë e projektit “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”.

Ky projekt që implementohet në nivel të gjithë Kosovës, ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e raportimit të dhunës në familje dhe mbështetjes së viktimave.

“Qëllimi i fushatës është të nxisë qytetarët që të mos heshtin përballë dhunës, duke kuptuar që secili zë ka rëndësi dhe çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e viktimave dhe krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe pa dhunë”.

“Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose – linjës së veçantë  080019999 apo përmes   aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Policia e Kosovës – Për një shoqëri pa dhunë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "위디있니유 oisio1e DUCE ghangez mondo ZERI QE DIKUR , SOT DEGJOHET! ASKUSH NUK ESHTẼ VETÊM PERBALLÊ DHUNES! MOS MBAJ DHIMBJEN ΝE HESHTJE FOL, SEPSE ZÈRI YT KA FUQI! ብ ÇDO ZÊ NGRITUR HTE NJỀ HAP DREJT DREJTESISE DHE DINJITETIT Raporto: Thirr1 192 Ⅱ Thirr090019999 19999 plikacionin PoudraplkaiaLlaioP dicjital "Lajmäro Policine 館 stacionin atert olicar AKTИΙΤETET NBESHTETEN EYRA มห ONEH OSOVE"
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "o4anAer monde MOS E PRANO DHUNEN SI PJESE TE DASHURISE Dashuria nuk ofendon, nuk frikëson dhe nuk dëmton. Ti ke drejtë jetosh në paqe, Te respekt dhe dinjitet. Mos hesht körko ndihme! 11 Il 3s 1 THIRR 192 THIRR1920SE080019999 OSE 080019999 ATTETNETETEAELA VBESHTETEN AZBAEU AKTИr"