“Zero je, demokrat komplet”, Rama përplaset me kryebashkiakun e Kavajës në mbledhje

Diskutimi për çështjen e legalizimeve mori edhe nota politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve, të cilët raportuan problematikat në institucionet që drejtojnë.
Kryeministri Edi Rama është përplasur me kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, të cilin e quajti “demokrat komplet”.
Diskutimi u përfshi edhe nga të qeshura mes tyre dhe të pranishmëve.
Kryebashkiaku i Kavajës: Kemi 60 matje dhe 20 vendime legalizimesh, s’jemi zero.
Rama: Zero je, je demokrat komplet.
Kryebashkiaku i Kavajës: Demokrat jam.
Rama: Këto zerot duhen rikalkuluar, ka mosrakordim të informacionit, duhen kalkuluar.