Zero të vdekur dhe 20 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit asnjë person në kosovë nuk ka vdekur si pasojë e Covid 19.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, ku janë shënuar 20 raste të reja pozitive, transmeton Indeksonline.
Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908.
Në total numri i rasteve aktive është 1.334./Indeksonline/