Zero tolerancë/ Policia gjobitë pronarët e veturave të parkuara në vend të ndaluar (Foto)

Të gjitha veturave të cilat ishin parkuar sot në rrugën “Fehmi Agani”, jo larg ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, policia u ka vendosur nga një lajmërim në xham.
Pronarët do të pranojnë gjobën në stacion të policisë për kundërvajtjen e shkaktuar.
Policia ka fotografuar të gjitha veturat e parkuara në vend të ndaluar si dëshmi në rast të ndonjë ankese nga pronarët.

Rikujtojmë se kohët e fundit është shtuar dukshëm numri i gjobave në trafik./IndeksOnline/
