“Zero vaksina”, ish-ministri Zemaj i përgjigjet VV-së me fakte, thotë se janë tinëzarë!

Meritat për sigurimin e vaksinave ia dhanë ish-ministrit të Shëndetësisë nga VV, Arben Vitia.
Ndërkaq, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu përgjigjë Vetëvendosjes me fakte.
Ai për Indeksonline u shpreh se dozat e para të vaksinës anti-Covid, Astra-Zeneca nga COVAX, janë falë punës dhe angazhimit të tij.
“Vaksinat e para janë me punë dhe angazhimin tonë, besa edhe me nënshkrim e leje import”, tha ai.
Zemaj thotë se edhe kontrata me Pfizer është punë e tyre kurse Qeveria e VV-së vetëm e ka shty dhe e kanë klasifiku sekret, ashtu siç janë tinëzarë.
“Kontrata me Pfizer është punë e jona dhe Komisionit negocues, këta vetëm e kanë shty dhe e kanë klasifikue sekret ashtu siç janë tinëzarë”, tha Zemaj./Indeksonline/


