21:19 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zëvendëministri Grainca tregon se kush po e pengon zhvillimin ekonomik në komuna

ZëvendësMinistri i Ministrisë së Financave, Mustafa Grainca, ka folur për procesin e bashkëpunimit të qeverisjes lokale në Kosovë dhe sektorit privat, duke vlerësuar kështu se mos zbatimi i Ligjit të Partneritetit Publiko Privat po e pamundëson zhvillimin ekonomik në nivelin e duhur, por po e bënë atë të varur nga buxheti qeveritar.

Grainca është shprehur se mos zbatimi, apo zbatimi i pakët i Ligjit të Partneritetit Publiko Privat, nga komunat, pengesë e madhe në procesin e zhvillimit të tyre.

“Është mese e nevojshme dhe imediate zbatimi i Ligjit të PPP-së, në mënyrë që zhvillimi i komunave të përshpejtohet, pasi që siç jemi në dijeni, mbështetja e këtyre proceseve vetëm në buxhetet e komunave, e pamundëson shfrytëzimin e potencial të shumta zhvillimore që kanë komunat në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm të tyre” ka theksuar ai.