75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / S Z

Zëvendës ambasadori holandez viziton Doganën e Kosovës, njoftohet për progresin e arritur

Zëvendës ambasadori i Holandës Ronald Goldberg si dhe Ivan Iliev, përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore, kanë vizituar Doganën e Kosovës, ku janë  pritur nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës Agron Llugaliu.

Gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare.

Llugaliu njoftoi të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës, ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit.

Zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve tona të jetë efikas dhe frytdhënës./IndeksOnline/