14:02 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zëvëndës-ministër model, ka qindra hektarë grurë dhe vozit vet autokombajnën

Zëvëndës-ministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj shquhet për punën, por edhe për thjeshtësinë e tij. Biznesmeni nga Gjermania, që punon e vepron në Kosovë ka qindra hektarë grurë të mbjellur të cilat i kultivon me familje.

Sot, Dreshaj ka drejtuar vet auto-kombajnën duke filluar fushatën e korrje-shirjeve.

Dreshaj ka thënë për Indeksonline se gruri ka paguar mirë ngase fara e mbjellur ishte gjermane dhe tejet kualitative.

Ai ka thënë se Kosovës asnjëherë më shumë se deri tani nuk i është nevojitur gruri.

“Me këmbë të mbarë filluam sot korrje-shirjet në arat tona. Drejtova auto kombajnën në disa hektarë korrje me zellin e kënaqësinë më të madhe.

Motivi për punë është i madh kur puna e bërë që disa muaj po paguan me sasi të bollshme të grurit.

Kosovës asnjëherë më shumë se tani nuk i është nevojitur gruri.

Uroj që të gjithë bujqit në vend të kenë bereqet në korrjet e tyre.

Me punimin e tokës ndihmojmë vetveten, shtetin dhe të ardhmen. Bujqësia duhet të jetë motor i ekonomisë në vendin tonë, andaj ta kultivojmë së bashku” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/