75 Mall Live Search
18:50 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Zëvendës Ministri i MKRS-ës tregon që sot kanë filluar garat e ligës Universitare

Zëvendës Ministri i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ismet Beqiri përmes një postimi në facebook ka treguar që gjatë ditës së sotme kanë filluar garat e Ligës në Futsall, Volejboll dhe Ping-Pong.

Sipas Beqirit në këto gara po marrin pjesë 13 ekipe të ndryshme nga Universitetet Publike dhe Private të Kosovës.

Po ashtu Ismet Beqiri përveq që i uroi suksese në këto gara pjesëmarrësve tha që masovizimi i sportit është me rëndësi të veçant për Kosovën dhe qytetarët e saj./IndeksOnline/.

Fotografia e Ismet Beqiri
Fotografia e Ismet Beqiri
Fotografia e Ismet Beqiri