Zëvëndës-minsitri Daci në Zvicër e çmon lart figurën e Ibrahim Rugovës
Zëvëndës-ministri i Diasporës, Arijan Daci ka marrë pjesë në një manifestim të organizuar dje në Zyrih të Zvicrës me rastin e 13 vjetorit të ish presidentit, Ibrahim Rugova.
Daci e ka vlerësuar lart figurën e ish presidentit Rugova duke e quajtur periudhën e veprimit politik të tij si “Periudhë e Rugovizmit”.
“Rugovizmi konsiderohet si filozofi politike e cila për herë të parë në historinë shqiptare ka mbledhur të gjitha partitë shqiptare edhe në shtetet fqinje. Doktor Rugova ka qenë lider i pranuar dhe përkrahur nga fuqitë e mëdha, SHBA, Anglia, Gjermania, Franca dhe gjitha fuqitë përëndimore” ka thënë Daci.
Djali i akademikut Nexhat Daci ka thënë se i vije keq që ish presidenti Rugova nuk arriti ta përjetojë ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të vitit 2008./Indeksonline/