Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit pas takimit me Vuçiq: Kosova të heq taksën!
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, ka qëndrua sot në Serbi.
I njëjti gjatë kësaj vizite ka deklaruar se Kosova duhet ta heqë taksën e vënë ndaj produkteve serbe.
Palmer tha se taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Palmer tha se Washington kërkon heqjen e kësaj takse, transmeton Indeksonline.
“Është shumë me rendësi që dialogu të vazhdojë, sepse hapë rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.Shohim se taksat janë pengesë për këtë, prandaj ne duam që ato të hiqen në mënyrë që t’iu mundësohet të dy palëve që të kthehen në dialog”, ka thënë Palmer.
Zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shtuar se Samiti i Parisit që është caktuar të mbahet me 1 korrik do të jetë konstruktiv dhe do t’i çojë “Prishtinën dhe Beogradin drejt marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve”.
SHBA, ka thënë ai, përkrah partnerët evropianë në atë që po bëjnë për të lehtësuar dialogun dhe se i përkrahin përshpejtimin e negociatave në këtë proces në mënyrë që të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/