Zëvëndës shefja e misionit të Ambasadës së SHBA mbyll angazhimin, Hovenier me mesazh lamtumirës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/449452017_848855830606805_6329814269535271801_n-600x360-1.jpg)
Zëvendës shefja e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Alyson Grunder, ka përfunduar shërbimin e saj në Kosovë. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe për shërbimin për Ambasadën në vitet e fundit.
“I jemi mirënjohës për punën dhe përkushtimin e saj të palodhshëm në avancimin e Kosovës-SHBA marrëdhëniet dhe i uroj asaj më të mirën në të ardhmen e saj!”, ka shkruar Hovenier.