Zëvendës-zëdhënësja e DASH-it: ShBA krenare që mbështet një Kosovë kaq fleksibile

Zëvendës-zëdhënësja e Departamentit të Amerikan të Shtetit, Jalina Porter u shprehë se ShBA është krenare që mbështet Kosovën.
Këtë koment ajo e bëri pasi ShBA do të dhuroj 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, transmeton indeksonline.
“Mposhtja e kësaj pandemie është përparësi globale që kërkon të ndërmerren veprime të guximshme. Mbi 500,000 doza të vaksines Pfizer janë rrugës për në Kosovë.”
“DASH është krenar që mbështet një Kosovë kaq fleksibile – e tillë duke marrë role drejtuese në Ballkan, në Evropë dhe në skenën globale”, ka shkruar Porter në postimin e saj në Twitter.
Sot ShBA-ja dhuroi kontingjentin e parë të 500 mijë dozave Pfizer për Kosovën, duke e sjellë 20 përqind më afër synimin për vaksinim. U dorëzuar përmes COVAX./Indeksonline/
Defeating this pandemic is a global priority requiring bold action. Over 500,000 Pfizer doses are on the way to Kosovo. @StateDept is proud to support a resilient Kosovo – one that takes up leadership roles in the Balkans, in Europe, and on the global stage. https://t.co/3j5nhJu298
— Jalina Porter (@StateDeputySpox) August 20, 2021