Zëvendësministri Ahmeti për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, nënshkruan një marrëveshje

Sot në Riad, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit nga Zëvendësministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, Waleed Abdulkarim El Khereiji.
Në këtë takimi u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Pasaportave Zyrtare.
Po ashtu sipas njoftimit, Zëvendësministri për Punë të Jashtme, . El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit.
Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.