13:01 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / AR

Zëvendësdrejtori i gjimnazit në Malishevë dyshohet se ngacmoi seksualisht në banjo një nxënëse

Dje në Malishevë, është arrestuar zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha”, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse në banjot e asaj shkolle.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, por që rastin në Polici e ka raportuar babai i vajzës më datë 20 dhjetor.

“Në stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar nje rast te Sulmit Seksual qe kishte ndodhur ndaj vajzes se  tij te mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 ne ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mesimet si nxenese e kesaj shkolle”.

“Ngacmimi seksual dyshohet te jete bere nga ana e personitI cili ne kete shkolle mban pozitën e zevendes drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njeren prej banjove te kesaj shkolle kur viktima ishte brenda ne tualet dhe aty kishte hyer edhe I dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka deklaruar ai.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me kete rast eshte intervistuar viktima dhe I dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë ne fazën e grumbullimit te provave te tjera dhe per zhvillime te me tejme ju njoftojmë me raport shtese. Me vendim te prokurorit I dyshuari ndalet ne mbajtje per 48 ore”, u shpreh Xhurkaj./Indeksonline/