16:22 / E Martë, 20 Gusht 2019

Havolli kërkon nga FKGK-ja rritjen e skemës së garantimit të kredive për bizneset

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli, ka pritur në takim drejtuesit e Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Në këtë takim, Zëvendësguvernatori Havolli ka diskutuar me drejtuesit e FKGK-së mundësitë për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë të cilët kanë qasje më të limituar në produkte financiare.

Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e marra për të forcuar dritaret e agrobiznesit, si dhe për financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë, instrumente këto që do mundësojnë rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë të bizneseve të këtyre kategorive.