75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 11 Korrik 2025 / S Z

Zëvendësi i Rubios shkruan për takimin me Osmanin

Christopher Landau, zëvendësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio është takuar me presidenten Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë në SHBA .

Për takimin me të parën e shtetit të Kosovës, zyrtari i lartë amerikan ka shkruar edhe në një postim në X.

“Diskutuam fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehëm besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.