Zëvendësimi i dështuar i Klopp – Brewster u inkuadrua në minutën e fundit për të gjuajtur penalti

Skuadra e Liverpool e ka nisur keq sezonin e ri. Ata u mposhtën në finale të “Community Shield” nga Arsenali pas ekzekutimit të penaltive.
Klopp në minutën e 91-të në ndeshje inkuadroi sulmuesin e talentuar, Breëster për të gjuajtur një penalti, transmeton Indeksonline.
Por, ky zëvendësim doli të jetë i dështuar pasi që pikërisht Brewster e humbi penaltin dhe duke ja humbur kështu titullin skuadrës së Liverpool.
Për 3 minuta sa luajti Brewster, ai nuk e preki asnjëherë topin. Karriera e 20 vjeçarit në skuadrën e parë të Liverpool ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme./Indeksonline/
I’m crying look at the reaction from Mane after Brewster missed penalty pic.twitter.com/qqFfBZnLyT
— El Jèfe (@A1finesse1) August 29, 2020