Zëvendësimi i këshilltarëve komunal në veri, KQZ do t’i drejtohet MAPL-së për interpretim ligjor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.
Në rend dite është edhe njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë me dije se KQZ do të kërkoj interpretim ligjor nga MAPL, sepse në disa komuna nuk mund të bëhen zëvendësimet për këshilltare të asambleve komunale, pas dorëheqjes së djeshme të zyrtarëve zgjedhor të KQZ-së.
“Tani është pamundësuar qe asamblistët e komunave ne veri të zëvendësohen ligjërisht, sepse sipas rregullave te KQZ-se çdo zëvendësim i asamblistëve duhet të bëhet përmes Komunave, Zyrtareve Zgjedhor te komunave dhe KQZ-se”.
Kujtojmë se përfaqësuesit politik të serbëve kanë vendosur t’i braktisin institucionet e Kosovës, pas suspendimit të komandantit të Policisë në veri dhe fillimit të qortimit për drejtuesit e automjeteve me targa ilegale.