Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i Operacioneve Speciale në Evropë viziton Kosovën

E ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Ambasadën e SHBA-së, gjeneralin Joseph G.Lock, zëvendëskomandant i përgjithshëm i Komandës së Operacioneve Speciale në Evropë.
Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë në rolin e tij aktual.
Nëpërmjet një postimi në X, Prattipati tha se kjo vizitë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm për partneritet dhe stabilitet afatgjatë, raporton Klankosova.tv.