19:19 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Ambasadori Sakar e ka uruar zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen që Turqia ia ka dhënë Kosovës përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Në mes tjerash, në takim u prekën edhe temat e situatës me pandeminë Covid-19, rruga e Kosovës për integrim evropian dhe e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve.​