75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim përfaqësuesen e MCC-së

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim kurtuazie Drejtoreshën e Misionit të MCC-së (Millenium Challenge Corporation) në Kosovë,  Sarah Olmstead.

Duke e uruar zëvendëskryeministrin për detyrën e re, znj. Olmstead shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë për projektet që MCC i ka në fokus.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi foli për angazhimin e Qeverisë për më shumë investime në Kosovë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.