75 Mall Live Search
18:35 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

Zëvendëskryeministri Bislimi takoi ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e takoi sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ambasadori Kolly e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe përgjegjësive të reja, pas zgjedhjeve parlamentare.

Ai theksoi që Republika e Kosovës e ka mbështetjen e vazhdueshme nga Zvicra në zbatimin e prioriteteve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.  Ambasadori zviceran tha se iniciativa e Qeverisë për planifikimin dhe koordinimin e programit është hap pozitiv që do ta lehtësojë funksionimin e institucioneve.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Kolly për vizitën, si dhe për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm.