75 Mall Live Search
22:21 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Zëvëndëskryeministri i del në përkrahje Munishit: Ta dim shpirtin e kulturën

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi përmes një postimi sonte në Facebook i kërkoj falje të gjithëve për postimet me gjuhë ofenduese që i pati dje. Në këtë postim, Munishi tregoj se nuk do të jetë pjesë e rrjetet sociale për një kohë të gjatë.

Pas këtij statusi, shumë persona i dolën në përkrahje Munishit, transmeton Indeksonline.

Njëri nga personat që e përkrahën Ismet Munishin ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i cili i komentoj në postim.

“Suksese Ismet, ne që të njohum ta dimë shpirtin dhe kulturën”, kështu ka shkruar Tahiri në komentin e tij.

Munishi njihet si një trajner gjak nxehtë dhe pas ndeshjes së djeshme kundër Prishtinës, ai eskaloj dhe ishte shumë i indinjuar për referimin që po i bëhet skuadrës së tij, Ballkanit./Indeksonline/