75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zëvendëskryeministri Limaj nuk merr pjesë në darkën e organizuar nga Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj nuk po merr pjesë në darkën e organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.Të paktën kështu bëjnë më dije burime të Indeksonline.

Sipas këtyre burimeve, prezent në rezidencën e Pacollit në Hajvani përveç Limajt nuk janë as ministrat nga radhët e Nismës, Shyqiri Bytyqi dhe Bajram Hasani.Mësohet se përveç pjesës tjetër të kabinetit qeveritarë prezent është edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja pse Limaj me ministra nga radhët e Nismës nuk po merr pjesë në këtë ndejë.Ajo që dihet është se kryetari i Nismës i ka zhvilluar disa takime në Podgoricë dhe Tiranë për çështjen e demarkacionit.

Gjithashtu sipas burimeve të Indeksonline në këtë ndejë nuk është diskutuar fare për çështjen e demarkacionit./Indeksonline/