14:39 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zëvendëskryeministri romantik, kështu e uron gruan e tij për ditëlindjen

Ndryshe nga ajo që e shohim si politikan, Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri këtë herë ka treguar anën e tij romantike.

Sot, bashkëshortja e tij, Nora Luzha- Tahiri po feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim nga ana e burrit të saj.

“Urime ditëlindjen Nora, edhe shumë të tjera bashkë”, ka shkruar Tahiri në urimin e tij për gruan.

Kujtojmë se Besniku dhe Nora janë prindër të tre fëmijëve./Indeksonline/