Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimi: Kur kam shkuar në zyrë, s’kam gjetur as flamurin shtetëror e as deklaratën e pavarësisë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi ka theksuar se mungesa e simboleve shtetërore në fotografin e Goran Rakiq, zëvendëskryeministrit serb, nuk janë bërë pse ai i ka hequr, por se edhe ajo në zyrën e saj nuk ka gjetur asnjë simbol shtetëror, duke përfshirë këtu flamurin e as deklaratën e pavarësisë, transmeton IndeksOnline.
Se pse kjo ka ndodhur ajo nuk e di, duke thënë tutje se po presin nga administrata për t’i vendosur ato në zyret qeveritare.
Deklarata e saj ka nxitur një debat të ashpër në mes të deputetëve nga ana e PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Kjo sipas deputetit Memli Krasniqi është deklaratë shumë shqetësuese dhe të paktën duhet trajtuar si një kundërvajtje ndaj kujtdo që ka guxuar të bëj një veprim të tillë. /IndeksOnline/