17:48 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / AR

Zëvendëskryeministrja e Kosovës: Reciprociteti ndaj Serbisë është drejtësi, jo hakmarrje!

Tensione të reja janë krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po vazhdojnë prej disa ditësh në veri të Kosovës, pasi u vendos reciprociteti për targat e përkohshme.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi foli lidhur me këtë për portalin “Avaza”. Ajo foli edhe për sfidat që pandemia Covid-19 ka sjellur.

Për dy vjet e gjysmë, edhe pse në kushte pandemie, kanë ndodhur ngjarje politike shumë dinamike në vend, por edhe negociata më sporadike me Serbinë. Kohët e fundit kemi qenë në krye të botës për sa i përket numrit të njerëzve të infektuar me Covid-19, por masat e reja të qeverisë kanë stabilizuar situatën pandemike dhe flukset shoqërore së shpejti do të lëvizin “më normalisht” nëse marrim parasysh se ky fenomen është diçka do të jetojmë me të gjatë, të paktën kështu thonë ekspertët botërorë“, tha Rexhepi.

Lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës, ajo thotë se bëhet fjalë “për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por edhe në përputhje me marrëveshjen e arritur më parë në negociatat në Bruksel“.

“Protestat janë një kategori kushtetuese e garantuar dhe monitorohen në mënyrë profesionale nga Policia e Kosovës. Vetëm ligji është duke u zbatuar dhe asgjë më shumë, dhe Kryeministri ynë Albin Kurti i bëri thirrje palës serbe që të mos instrumentalizojë komunitetin lokal serb, por të harmonizojë heqjen reciproke të këtyre pengesave në dobi të të gjithë qytetarëve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Unë jam e mendimit se tensionet aktuale të panevojshme, impulsive duhet të qetësohen dhe se të gjithë qytetarët tanë duhet të kthehen në rrjedhën normale të jetës së përditshme”.

Rexhepi thotë se reciprociteti i Kosovës ndaj Serbisë nuk është hakmarrje por drejtësi.

“Nuk është një provokim, por thjesht zbatim i ligjeve aktuale të Kosovës në territorin e Kosovës dhe zbatim i marrëveshjeve nga negociatat në Bruksel. Reciprociteti vlen për qytetarët dhe automjetet nga Serbia, domethënë të njëjtin trajtim me ata që trajtojnë qytetarët tanë që kalojnë në Serbi, ndërsa qytetarët tanë këtu do t’u binden ligjeve vendore dhe do t’i regjistrojnë siç duhet automjetet e tyre, dhe unë nuk shoh ndonjë problem apo asnjë lloj të diskriminimit drejt dikujt në çfarëdo baze”./Indeksonline/