Zëvendëskryeministrja e Ukrainës thotë se situata është duke u rënduar

Një tjetër valë e “planit terrorist” të Rusisë ka nisur, thotë zëvendëskryeministrja e Ukrainës.
Olha Stefanishyna ka thënë për BBC se situata po bëhet më e rëndë dhe se spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë granatuar në qytete të Ukrainës.
Ajo thotë se pavarësisht vendosmërisë së Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit, luftës tani nuk po i shihet fundi.
“Humbjet e mëdha të Rusisë, përfshirë jetën e ushtarëve të saj, nuk po e pengojnë Vladimir Putinin, por vetëm po inkurajojnë agresionin e mëtejshëm”, ka thënë ajo.
Stefanishyna ka deklaruar se me gjithë situatën e rënduar, populli ukrainas është më shumë se kurrë i inkurajuar për të mbroojtur territorin e vet.
Ndërkohë, në qytetin e Mariupolit është shpallur armëpushim i përkohshëm, për t’i lejuar civilët të evakuohen nga qyteti.