75 Mall Live Search
11:27 / E Hënë, 16 Janar 2023 / MSH

Zëvendëskryeministrja Fajon zotohet të ndihmojë Kosovën në të gjitha aspiratat e saj

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Fajon vjen tash si Ministre, në një vend që e njeh shumë mirë. Slloveninë dhe Kosovën i lidhë një miqësi tradicionale, ne jemi mirënjohës gjithmonë. Sllovenia gjithmonë i ka berë presion BE-së për të bërë më shumë në vendin tonë. Pa paqën dhe stabilitetin në vendin tonë, sfidat do të jenë të mëdha. Me në fund BE-ja ka marrë një vendim strategjik për t’i njohur këto dy shtete”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla tha se kërcënimet me luftë që Serbia i bën ndaj vendit tonë duan një përgjigjje.

Gërvalla gjtihashtu bëri të ditur se kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
Ajo tha se ka shumë qytetarë të Kosovës që punojnë në Slloveni dhe studentë që studiojnë në Universitetet sllovene.

Gërvalla për asosacionin tha se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese dhe një qeveri nuk duhet të gjejë rrugica për të shkelur Kushtetutën.

“Kosova është e përgaditur për finalizimin e dialogut, për Serbinë nuk mund të them një gjë të tillë.”

Fajon është shprehur e lumtur për prezencën e saj në Kosovë, teksa ka folur për bashkëpunimet mes Kosovës dhe Sllovenisë.

Ajo është zotuar se do të ndihmojnë Kosovën në të gjitha aspiratat.

“Jam shumë e kënaqur sa herë vij në Kosovë. Ne kemi lidhje aq të forta. Me ministren kemi folur për bashkëpunimet, investimet janë shumë të mira në Slloveni. Ministres i kam kërkuar që ambienti biznesor duhet të jetë shumë i qartë ndaj bizneseve të huaja. Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në vend.
Kosova të përpiqet për normalizimin e situatave dhe të fillojnë negociatat.
Sllovenia është mikeshë e Kosovës, nuk jam vetëm në emrin e ministres së jashtme, por Kosovës do t’i ndihmojë për integrim në të gjitha aspiratat”, ka thënë Fajon.

Fajon tha se Sllovenia i mbështet komplet bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas saj zgjedhjet e prillit në pjesën veriore, duhet të jenë të ndershme.

“Ne duam që jeta të bëhet sa më e thjeshtë për ta”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja Fajon do të vazhdojë drejt Presidencës ku do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Fajon gjithashtu do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Indeksonline/