75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 10 Mars 2022 / MSH

Zëvendëskryeministrja i Ukrainës: 80,000 të evakuuar në Kiev dhe Sumy

Sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk, Mbi 80 mijë njerëz janë evakuuar nga qytetet Kiev dhe Sumy në dy ditët e fundit.

Sipas Vereshchukut, më shumë se 60,000 njerëz ishin evakuuar nga Sumy dhe vendet përreth.

Dhe rreth 20,000 njerëz janë evakuuar nga zonat në veriperëndim të Kievit, ndërsa 3,000 të tjerë u morën “me vështirësi” nga Izyum, një qytet në Ukrainën lindore.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, që kur filloi pushtimi i Ukrainës 15 ditë më parë, rreth 2.3 milionë njerëz janë larguar nga vendi.