Zëvëndëskryeministrja Redzepi bën Iftar me dy politikanët e njohur në Malin e Zi, flasin edhe për projekte konkrete

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi ka bërë Iftar me dy politikanët e njohur në Mal të Zi, deputetin Ervin Ibahimovic dhe kryetarin e komunës së Rozhajës, Ervin Ibrahimovic.
Ndër të tjera, në këtë darkë është diskutuar edhe për bashkëpunimin intenziv, si dhe projektin e tunelit kufitar që do të shkurtonte rrugën Rozhajë-Pejë.
Në takim janë biseduar edhe disa çështje të bashkëpunimit me interes për boshnjakët, si heqja e sigurimit për automjetet e pasagjerëve, si dhe çështje të bashkëpunimit më të mirë kulturor, ekonomik e turistik./Indeksonline/