75 Mall Live Search
15:26 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Zëvëndëskryeministrja Redzepi i tregon ambasadorit Minxhozi planin e Qeverisë për bashkëpunimin me Shqipërinë

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilia Redzepi e ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Redzepi e ka njoftuar ambasadorin shqiptar lidhur me planet e Qeverisë së Kosovës në raportin me shtetin mik, Shqipërinë.

“Kam qenë e nderuar të pres mikun tim të vjetër ambasadorin e Nderuar të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në një atmosferë shumë të këndshme diskutuam rreth programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, çështjet në lidhje me të drejtat e pakicave dhe përfaqësimi gjuhësor në nivelin lokal, lëvizja e lirë e popullsisë në zonën kufitare me Shqipërinë, mbi situatën e sigurisë, mbi forcimin e bashkëpunimit bazuar në zhvillimin ekonomik si dhe në shumë çështje të tjera me interes të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republika e Shqiperisë” ka thënë Redzepi për takimin në fjalë./Indeksonline/