75 Mall Live Search
15:33 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / OSH

Zëvëndëskryeministrja Redzepi kërkon në Sarajevë njohjen e Kosovës dhe të dokumenteve nga Bosnja e Hercegovina

Në Sarajevë po mbahet takimi vjetor ministror i shteteve të Ballkanit Përëndimor. Kosovën po e përfaqëson në këtë takim zëvëndëskryeministja, Emilija Redzepi.

Para të pranishmëve, Redzepi ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina njohjen e Kosovës si shtet.

“Kërkoj sa më shpejt që Bosnja e Hercegovina të pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Poashtu, është urgjente dhe e domosdoshme që Bosnja të pranojë dokumentet e Kosovës si shtet dhe të kemi lëvizje normale si dy shtete” ka thënë Redzepi në Sarajevë./Indeksonline/