Zëvëndëskryeministrja Redzepi takon Todd Hendrics, paralajmërohet vizita në SHBA

Zëvdëndëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi ka takuar diplomatin amerikan, Todd Hendrics.
Redzepi e ka falënderuar Todds për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme amerikane.
Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe vizita e delegacionit qeveritar kosovar në Washington.
“Në kohë pandemie, miku ynë Todd Hendrics na vizitoi në Kosovë. Biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit, forcimin e raporteve politike, diplomatike e ekonomike.
U dakorduam që së shpejti një delegacion i Qeverisë tonë të ketë vizitë zyrtare në Washington” ka thënë Redzepi për takimin në fjalë./Indeksonline/