75 Mall Live Search
22:06 / E Diele, 06 Qershor 2021 / AR

Zëvëndëskryeministrja Redzepi thotë se vizat dhe zhvillimi ekonomik janë në fokusin kryesor të Qeverisë

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi ka dhënë një interistë për RTK-në.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti është tejet stabile, ndërsa ka treguar se cili do të jetë fokusi i radhës i Qeverisë.

“Qeveria është tejet stabile. Në parlament kemi numrat e mjaftueshëm, ndërsa programi qeverisës po ecë sipas planifikimeve. Lajmi më i mirë i kohëve të fundit është sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës. Tani fokusi jonë kryesor është tek liberalizimi i vizave dhe zhvillimi ekonomik”, ka thënë zëvëndëskryeministrja.

E pyetur për vizitën e fundit të Palmer në Kosovë, Redzepi ka thënë se Kurti është mik i ngusht i Amerikës.

Disa individë dhe dikush nga opozita duan të inskenojnë kinse Kurti nuk është i afërt me Amerikën. Unë garantoj të gjithë qytetarët se kryeministri Kurti është mik i madh i Amerikës dhe ka lidhje të ngushtë me administratën e SHBA-ve”, ka thënë Redzepi./Indeksonline/

Nëse nuk hapet video KLIKO KËTU.