13:26 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zv.kryeminstri i parë, Besnik Tahiri, personalitet i shquar, afirmues në ballinën e Universitetit Birmingham

“Alumni i emëruar në koalicionin historik qeverisës të Kosovës” 1 Korrik, 2020 Besnik Tahiri, i cili ka përfunduar studimet master në qeverisje lokale dhe zhvillim ndërkombëtar në Universitetin e Birmingamit, më 2006, është emëruar Zv.kryeministër i Parë i Republikës së Kosovës, në qershor, 2020. z. Tahiri ka shërbyer në Qeverinë e Republikës së Kosovës, si Koordinator kombëtar për reforma shtetëtore gjatë viteve 2017-2019, duke udhëhequr dhe koordinuar procesin e reformave shtetërore, përfshirë edhe paketën e reformave të administratës publike, Ligjin e Qeverisë, koordinimin me komuna, si edhe bashkëpunimin në këtë proces, me organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Duke iu referuar kohës së studimeve në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtarë, në universitet, Besniku thekson:

“Suksesi im personal dhe profesional, nuk do të ishte i mundur pa rrugëtimin tim në Departamentin Ndërkombëtar, të Universitetit të Birmingemit. Njohuritë teorike dhe praktike të përfituara në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar janë shoqëruesit më të mirë përgjatë gjithë angazhimeve të mia profesionale.

Falënderoj profesorët dhe kolegët e studimeve, si dhe çdo anëtarë të departamentit për mbështetjen. Në ballinën e vet, universiteti përshkruan profilin e pasur dhe shumëdimensional të Tahirit, si përfitues i bursës prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar, Chevening, si student i zgjedhur përfaqësues i këtij departamenti, konsulent me përvojë dhe angazhim ndërkombëtar i angazhuar në organizata me reputacion zhvillimor ndërkombëtarë dhe angazhimin e tij në vende të ndryshme të botës, si ligjërues i certifikuar në disa programe zhvillimore.

Vlen të theksohet se universitetet perendimore, ku shumica e tyre, numërojnë me dhjetëra mijëra studentë nga të gjitha vendet e botës, përzgjedhin personalitete tē suksesshme ndërkombëtare, si mënyrë e afirmimit të programeve dhe punës së tyre, e që në rastin konkret, është afirmim edhe i vendeve prej nga vijnë.

https://www.birmingham.ac.uk/schools/government/departments/international-development/news/2020/alumnus-appointed-to-kosovo-government.aspx?fbclid=IwAR2yrt9Ele5X4ozH33FYepwWaqyUJ0egIgMFMnT8LnSnw9qHi7YmhQi_TiQ