75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 21 Mars 2022 / MSH

Zëvendëskryeminstrja e Ukrainës thotë se sulmet e Putinit në Mariupol janë personale

Sipas zëvendëskryeministres ukrainase, Iryna Vereshchuk, sulmet e Vladimir Putinit në Mariupol janë personale.

Kjo pasi ai nuk arriti dot të pushtonte qytenin në vitin 2014, atëherë kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

“Mendoj se Putini po bën hakmarrje personale ndaj popullit te Mariupolit, pas dështimit të tij për të marrë nën kontroll qytetin në vitin 2014. Është një dënim kolektiv për refuzimin e tyre ndaj tutelës rusë” tha Vereshchuk për Liberation.

Ajo gjithashtu tha se përpjekjet për të dërguar ndihmat humanitare në Mariupol janë duke dështuar.

“Nëse Putini do të donte, korridori humanitar i Mariupolit do të ishte tashmë i hapur. Rusët po shkatërrojnë spitalet, teatrin që strehoi njerëz të zhvendosur, xhaminë, kishat… asgjë nuk i ndalon” shtoi ajo.

Në qytetin e Mariupolit besohet të jenë të paktën 300 mijë njerëz të bllokuar, pa qasje në ndihmat humanitare e pa gjëra esenciale, si ushqimi, uji dhe energjia elektrike.

Qyteti është duke u përballur me bombardime intensive, me banesa dhe vendbanime që tashmë janë shkatërruar pothuajse të gjitha.