Zëvendësministër edhe trajner, Grabovci pajiset me licencën B

Arbër Grabovci, zëvendësministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit është pajisur me licencën B të UEFA-s për trajner.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Grabovci ka falënderuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi për mundësinë e dhënë, shkruan IndeksOnline.

“Sot u pajisa me licencën B të UEFA- s, për trajner. Me këtë rast zhvilluam një bisedë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi, me bashkëpunëtorë, ku vlerësuam punën e frytshme të të gjitha segmenteve të futbollit tonë, sfidat dhe synimet e federatës”, ka shkruar Grabovci në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Grabovci kishte luajtur për shumë skuadra në Kosovë, përfshirë Besën, 2 Korrikun dhe KEK-un.
Ai po ashtu gjatë vitit 2001-2002 kishte drejtuar nga stoli skuadrën e KF Besa./IndeksOnline/