05:40 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zëvendësministrat nga Kosova – perspektivë e re në Qeverinë Rama

Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se emërimi i katër zëvendësministrave nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë që udhëhiqet nga Edi Rama mund të ofrojë qasje dhe perspektivë të re për shkak të përvojave të tyre profesionale dhe jetësore.

Ai e ka çmuar vendimin e Ramës për t’i emëruar katër kosovarë në këto poste, duke shtuar se si formë duket mirë, por si përmbajtje mbetet të vërtetohet, njofton Klan Kosova.

“Përvoja profesionale dhe bagazhi jetësor i katër personaliteteve nga Kosova është i ndryshëm nga zëvendësministrat tjerë”,

“Ky fakt mund të sjellë perspektivë të re në mënyrën e punës së Qeverisë Rama. Zëvendësministrat tjerë që janë nga Shqipëria e kanë të vështirë t’i shohin problemet nga një perspektivë tjetër”.

“Për këtë arsye, katër zëvendësministrat nga Kosova mund ta japin kualitet që u mungon dikasterve përkatëse”.