19:50 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zëvendësministri Daci hap Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë

Në vazhdën e takimeve që po mban në shtetet skandinave, zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, mori pjesë në hapjen e Ditëve të Kulturës Shqiptare në Danimarkë.

Ky aktivitet u mbështet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në të cilën z.Daci i përgëzoj organizatorët për ngjarjet kulturore, duke iu premtuar se ministria edhe më tutje do vazhdoj t’i mbështesë aktivitetet e tilla.

Ditet e Kulturës Shqiptare në Danimarkë është eveniment që bashkon komunitetin shqiptar në Danimarkë dhe jo vetëm. Ky aktivitet kulturo-artistik që po mbahet në qytetin Herlev ka për qëllim bashkimin e shqiptareve në një ambient që nëpërmjet muzikës dhe folklorit t’i afrojë me atdheun. /IndeksOnline/