Zëvëndësministri Dreshaj: Njohja nga Izraeli, një nga sukseset më të mëdha diplomatike

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, e ka quajtur njohjen nga Izraeli si një nga sukseset më të mëdha të Kosovës në diplomaci.
Dreshaj ka thënë se midis Kosovës e Izraelit ka një histori të veçantë, e cila sot është kurorëzuar me njohje.
“I lumtur që në cilësinë e zëvëndësministrit të Punëve të Jashtme të marr pjesë në një nga sukseset më të mëdha diplomatike, njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli.
Historia tregon se Kosova ka ndihmuar Izraelin në ditët më të vështira të historisë së saj dhe ky akt i zyrtarizimit të marrëdhënieve diplomatike tregon forcimin e lidhjes së dy popujve.
Kosova është në rrugë të duhur, pavarësisht vështirësive e pengesave që na dalin.
Jemi të orientuar mirë dhe na pret një e ardhme e sigurt.
Faleminderit Amerikë, faleminderit Izrael!” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/