20:04 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zëvendësministri ftohet nga Gjykata Speciale!

Pas Azem Sylës, Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe kryetarit të PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj.

Kilaj që në mandatin e fundit të Qeverisë ishte Zëvendësministër në Ministrin e Diasporës, përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, shkruan Indeksonline.

Postimit në Facebook ia ka bashkangjitur një video gjatë kohës kur ishte pjesë e UÇK-së.

“Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi!”, ka shkruar ai./Indeksonline/