Zëvendësministri i Arsimit përmes një statusi tregon pse ende s’ka diplomuar
Emërimi i Driton Bardhecit në pozitën e zëvendësministrit të Arsimit ka sjellë reagime të shumta, derisa i njëjti sipas UP-së, thuhet se ende s’ka displomuar.
E, përmes një postimi të bërë në Facebook ai ka treguar angazhimin e tij në politikë, derisa tregon se pse ende s’ka diplomuar.
Ky është postimi i tij:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar përfaqësues të medieve, miq e aktivistë politikë!
Fillimisht dua t’ju falënderoj çiltërsisht për urimet që
kam marrë për emërimin tim zëvëndësministër i Arsimit dhe Shkencës. Në
veçanti dua t’i falënderoj aktivistët e Forumeve Rinore në Kosovë, nga
opozita e pozita që kanë mbështetur krijimin e një gjenerate të re
politike në vend.
Dje, pa të drejtë, jam bërë pjesë e një linçimi të ashpër publik. Këto janë
disa orkestrime të dobëta të grupeve të ndryshme me interesa të ngushta,
që nuk duan ta shohin rininë në institucione dhe vendimmarrje, prandaj nuk
dua të merrem me ta.
Atyre që nuk u bën pjesë e
fyerjeve dhe shantazheve dua t’ju tregoj se unë Driton Bardheci, jam
22-vjeçar, nga fshati Grabanicë, Komuna e Klinës. Jam nga një familje që
në çdo kohë e rrethanë mbrojtën dinjitetin dhe nderin e atdheut.
Përveç fyerjeve të parreshtura ndaj meje, pjesë e linçimeve u bë edhe
familja ime, e cila vendit i dha dëshmorë në çdo luftë të trojeve
shqiptare, deri në luftën e fundit.
Që nga mosha 18-vjeç kam punuar në pozita të ndryshme, duke filluar nga
punët vullnetare deri në pozita më të larta menaxhuese e politike.
Si 18-vjeçar jam angazhuar me përfaqësim studentor e më pas angazhim
politik brenda rinisë së AAK-së. Në vitin 2018 në Kuvendin Rinor të
Aleancës, u zgjodha Kryetar i të Rinjve të AAK-së me 80% të votave të
delegatëve, ndërsa në zgjedhjet e fundit nacionale, si kandidati më i ri
për deputet kam marrë përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët.
Përpos punës e angazhimeve politike kam ndjekur studimet në dy institucione
të arsimit të lartë. Si drejtim parësor, në Shkencat Politike dhe si
drejtim dytësor një ndër drejtimet më të vështira, për të cilin studiova
me vullnet të madh nga interesimi për Inxhinierinë Mekanike, atë të
Inxhinerisë Industriale dhe Menaxhmentit.
Për respekt ndaj opinionit
publik, dua të sqaroj që për shkak të pandemisë COVID-19 është krijuar
rregullore që kur paraqitet Punimi i Diplomës, të mbrohet pas 3 muajve.
Kështu është krijuar situatë e tillë që ka shtyer për disa muaj
diplomimin tim në dy drejtimet.
Jam rritur me nder dhe me përkushtim ndaj studimeve të mija, pa të kqija e
ndytësi. Me aktivitetet politike që kam zhvilluar kurrë nuk kam rrezikuar
shëndetin e qytetarëve dhe as nuk kam synuar të arrijë suksese personale,
por çdoherë jam munduar t’i shërbej interesit të vendit.
Kritikat janë të mirëpritura,
ndërsa paragjykimet të harruara.
Nuk do të ndalem përball asnjë sfide!
DB